Kryeministri Edi Rama në Turqi

Politikë

U nis drejt Turqisë, Rama: Vizitë për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive

2 Qershor 2021, 18:30| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 11:19

  • Share

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy ditore të Turqi. Kreu i qeverisë nënvizon se vizita po zhvillohet për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive. Rama thekson se ky bashkëpunim do të jetë në kuadër të kontakteve të organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport.

'Ankara - Vizitë dyditore për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit dypalësh mes ministrive dhe kontaktet e organizuara me investitorë në teknologji digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji, transport'- shkruan Rama.

Nga ana tjetër, sot Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku kryetari i PS-së nuk ishte i pranishëm. Asambleja PS miratori 4 vendime që kanë të bëjnë me thirrjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm më 12 qershor, analizën e zgjedhjeve të 25 prillit apo me zgjedhjet në strukturat vendore të PS.

Ora 22:00
Foto/Rama pritet nga Erdogan në Presidencë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim Kryeministrin  Edi Rama. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Ora 21:55
Rama me mesazh të koduar nga Turqia: Pse je i kënaqur me dështimin tënd

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shprehje të Abraham Lincoln mbrëmjen e sotme në rrjetet sociale, duke dhënë një mesazh të koduar

“Halli im i madh është jo pse ke dështuar po pse je i kënaqur me dështimin tënd” shkruan Rama.

Rama ndodhet aktualisht me një vizitë në Turqi dhe ky mesazh i koduar duket se i drejtohet liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili edhe pse humbi zgjedhjet vijon të theksoj në takimet me demokratët se PD doli fituese dhe më e fortë nga këto zgjedhje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Katunari: 02/06/2021 22:14

    Jo te gjithe kane sukses sikur ke ti nga zgjuarsia jote, Bullizmi nuk duhet te kete vend per nje kryeminister

    Përgjigju
    • Loni: 03/06/2021 19:04

      O lyl, mere mandatin e mos bëj kakardhi, se ka për të ther në mes të odës ky burri i gjat. O lyl , leja kryesin naj tjetri. Sje për gjo ti. Gëzo ato miljona euro që i more me pa të drejt.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?