Ndëshkimi i Mourinhos me karton të kuq

U ndëshkua me karton të kuq, në dy ndeshjet e para të vitit 2023, Roma luan pa Mourinhon në pankinë

15 Nëntor 2022, 22:39| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 22:45

  • Share

Roma do të duhet të përballet me Bolonjën dhe Milanin pa trajnerin e tyre Jose Mourinho pas vendimit të gjyqtarit sportiv që u publikua pas ndeshjes së fundit të Serisë A.

Gjyqtari sportiv shqyrtoi ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes Roma-Torino dhe më konkretisht qëndrimin dhe sjelljen e Mourinhos ndaj zyrtarit të ndeshjes që i dha kartonin e kuq Specialistit në pjesën e dytë.

Bëhet me dije se Mourinho do të jetë i pezulluar me dy ndeshje në Vitin e Ri. Trajneri portugez nuk do të jetë i disponueshëm për Bologna-Roma dhe Roma-Milan më 4 dhe 9 janar respektivisht.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?