U ndërtuan pa leje e zaptuan hapësirat publike, nis puna për prishjen e lokaleve në hyrje Durrësit (VIDEO)

9 Shtator 2022, 10:07| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 13:25

  • Share

DURRËS-  24 bar-kafe në Durrës janë shembur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit. Ato ndodhen në hyrje të qytetit, në lagjen 17 që prej vitesh kishin zënë hapësirat publike. Bëhet fjalë për 24 objekte, metalike me vetrata apo tenda të cilat janë ngritur në lulishtet e kësaj lagje.

Bashkia e Durrësit vendosi pak kohë më parë në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak prishjen e këtyre lokaleve. Sot ishte afati i fundit për pronarët të cilët duhet ti çmontonin vete, por duke qenë se një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërhynë fadromat e IMT-së. Vasip Çopa, drejtor i policisë bashkiake tha se do ndërhyhet dhe në zona të tjera të Durrësit.

‘Pas ndërhyrjes në lagjen 17,aksioni do të vijojë në zonën pranë Mauzoleut të Dëshmorëve ku edhe këtu prej vitesh janë zaptuar dy lulishtet përgjatë bulevardit kryesor. Edhe aty ka një rrjet masiv lokalesh’. – u shpreh Vasip Çopa.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Jorgji: 09/09/2022 14:03

    Po te Delijorgji kur do fillojne se skane ku te lozin femijet.

    Përgjigju
  • Betoni: 09/09/2022 13:02

    Bashkia duhet te vendose tabela për te treguar se mbi cilat trotuare lejohet parkimi dhe mbi cilat nuk lejohet. Sepse janë bërë si vendparkime masive. Duke ecur në trotuar, duke u spërdredh mos takojmë te ndonjë pasqyrë makine.

    Përgjigju
  • Tirona: 09/09/2022 11:50

    Lulishtet jane kthyer ne biznes policia bashkiake ka bllokuar trotuaret duke i nxjerre nje hunde pallateve keta fshataret e policis bashkiake dine te vejne gjoba makinave te parkuare dhe ti marrin fshatareve ndonje traste me arra kurse tratuaret e bllokuara nuk i njohin mbasi kane konflikt interesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?