Aleksia dhe Romeo

U ndanë pasi Romeo tregoi se pëlqente Beniadën në Big Brother, vajza e Niko Peleshit e thotë troç të vërtetën

18 Dhjetor 2021, 16:17| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 16:19

  • Share

TIRANË- Romeo tregoi se pëlqente Beniadën teksa erdhi për vizitën për vëllai i tij, Donaldin në shtëpinë e Big Brither, por për vazjën e Niko Peleshin, Aleksian kjo është pjesë profesionit të tij, e që di se si të bëjë për vete publikun.

“BB është një format argëtimi. Romeo është i asaj fushe (artist, humorist). Ai e di çfarë kërkon hilaritet dhe humor te publiku dhe ia servir atë. Nuk ka lidhje me ne. Ajo ka qenë diçka për humor dhe unë këtë e kam pranuar si pjesë e profesionit të tij në momentin që jam lidhur me një artist”, tha ajo, në një intervistë për mediat.

Një fjalë ka pasur edhe për Donaldin, dhe gjithë historinë e tij me Borën nga njëra anë dhe Beatrix nga ana tjetër.

“Shiko, në rradhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marrë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme, vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”, tha Aleksia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?