Foto ilustruese

U ndaluan shkollimin grave, Këshilli i Sigurimit në OKB thirrje talebanëve: Ndryshoni me shpejtësi këto politika! Po shkelni të drejtat e njeriut

28 Dhjetor 2022, 07:33| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 16:10

  • Share

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka denoncuar politikat e qeverisë talebane që synojnë gratë dhe vajzat në Afganistan. Talebanët i kanë ndaluar gratë të ndjekin universitetin dhe të punojnë për organizatat joqeveritare (OJQ) brenda javës së fundit.

Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh, mes tyre edhe Shqipëria e cila ka marrë presidencën e institucionit, ka shprehur shqetësime të mëdha nga kufizimet në rritje për arsimimin e grave. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se kufizimet e fundit "duhet të revokohen".

Një deklaratë nga Këshilli bëri thirrje për pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave dhe vajzave në Afganistan. Ai u kërkoi talebanëve të rihapin shkollat dhe të ndryshojnë me shpejtësi këto politika dhe praktika, të cilat përfaqësojnë një erozion në rritje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.

Ndalimi i punonjësve humanitare femra "do të kishte një ndikim të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për operacionet humanitare në vend", duke përfshirë OKB-në, shtoi ai. Guterres tha se kufizimet e fundit ishin "shkelje të pajustifikueshme të të drejtave të njeriut".

"Veprimet për të përjashtuar dhe heshtur gratë dhe vajzat vazhdojnë të shkaktojnë vuajtje të jashtëzakonshme dhe pengesa të mëdha për potencialin e popullit afgan," shkroi ai në Twitter.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?