Dejan Jankoviç

U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

18 Prill, 22:20| Përditesimi: 18 Prill, 22:24

  • Share

Është liruar mbrëmjen e kësaj të enjteje zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, i cili u ndalua ditën e djeshme në Serbi.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës.

Ministria kosovare sqaron se ai po kthehet në Kosovë.

“MPJD  njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviç, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë. Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”,-thuhet në njoftim.

Ndërsa ditën e djeshme ministria kosovare tregoi se Jankoviç u dërgua në Rashkë dhe u intervistua nga autoritetet serbe.

“Nga informatat që ka MPB, në ndalim kanë qenë 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës (shqiptarë dhe serbë) të cilët janë ndaluar në kalimet kufitare Merdar, Jarinje, Dheu i Bardhë dhe në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë”,- njoftoi dje MPB.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?