Arnold Schwarzenegger dhe ora për të cilën u ndalua në aeroportin e Gjermanisë

U ndalua në aeroportin e Mynihut se nuk deklaroi orën e tij, shitet për 294 mijë$ në ankandin për klimën në Austri

20 Janar, 10:01| Përditesimi: 20 Janar, 10:03

  • Share

Ora e dorës e cila bëri që Arnold Schwarzenegger të ndalohet në aeroportin e Mynihut, Gjermani të mërkurën (17 Janar) u shit për 270 mijë euro (294 mijë dollarë) në ankandin Schwarzenegger Climate Initiative në Austri.

Në këtë ankand u mblodhën 1.31 milion € në total dhe u ndoq nga i dërguari i SHBA-së për Klimën, John Kerry, së bashku me shumë vizionarë të tjerë të veprimit klimatik. Pjesët e artit dhe bizhuteritë unike u nxorën gjithashtu në ankand.

“Në mes të luftës së vazhdueshme kundër ndotjes, jam dëshmitar edhe i progresit që është arritur. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot, kaq shumë njerëz janë këtu për të qenë pjesë e zgjidhjes. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që i janë bashkuar luftës sime kundër ndotjes“, tha Schwarzenegger.

Schwarzenegger po përballet me procedura penale tatimore për mosdeklarimin e orës Audemars Piguet tek oficerët e doganës në Mynih, pasi ai doli nga një fluturim nga Los Anxhelosi, tha një zyrtar i shtypit i Doganës së Mynihut për CNN të mërkurën.

“Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.

Meister tha se ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i “Terminator” u lirua dhe udhëtoi pasi u mbajt për më shumë se dy orë. Aktori pranoi të paguante paraprakisht taksat e mundshme për orën, por karta e tij e kreditit kishte një limit shumë të ulët dhe banka u mbyll.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?