Ish-presidenti, Bujar Nishani

U nda nga jeta 2 ditë më parë, homazhet për Bujar Nishanin të enjten në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve

30 Maj 2022, 16:09| Përditesimi: 30 Maj 2022, 16:51

  • Share

TIRANË- Të afërm, miq e familjarë do i japin lamtumirën e fundit ish-presidentit Bujar Nishani, ditën e enjte në ceremoninë që do të zhvillohet në orën 10:00 te Pallati i Kongreseve. Trupi i pajetë i ish-kreut të shtetit do të mbërrijë nga Gjermania në atdhe ditën e nesërme, teksa ceremonia dhe më pas përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të enjten.

Ish-Presidenti i gjashtë i Republikës së Shqipërisë post-komuniste, Bujar Nishani, ndërroi jetë 2 ditë më parë, pasi prej javësh ishte i shtruar në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i kishte lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID i lanë me shenja pneumonie në mushkëri.

Gjendja e tij u stabilizua për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit. 

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial, ai e mori me fillim në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017, ndërsa bëhet presidenti më i ri në moshë që ka ndërruar jetë në Shqipëri.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?