Erbim Fagu pas ndeshjes

U mundën 3-1 nga Vllaznia, Erbim Fagu: Kundërshtari s'na dominoi, e pësuam nga gabimet tona

2 Mars, 19:36| Përditesimi: 2 Mars, 19:37

  • Share


Tirana humbi 3-1 në udhëtim me Vllazninë, duel i vlefshëm për raundin e 26-të në Superligë. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i bardhebluve, Erbim Fagu. 36-vjeçari tha se ndeshja nuk u dominua nga rivalët, por u humb për gabime të të besuarve të tij. Me këtë disfatë Tirana është jashtë "Final Four", vend që të dërgon në zonën e "luftës" për titullin kampion.

"Më vjen keq për këtë ndeshje. Po të mos bënim disa gabime individuale mund të mos e humbnim ndeshjen. Të përqendrohemi te ndeshja e Kupës. Çdo rast i Vllaznisë vinte nga një gabim individual i joni. Për këtë më vjen keq. Vllaznia nuk na dominoi.

Futbolli është lojë gabimesh. Skuadra që bën më pak gabime fiton ndeshjen. Në të ardhmen duhet t’i rregullojmë. Janë lojtarë me kualitet. Është çështje besimi, lojtarët duhet të kenë më tepër vetëbesim. Kampionati ka ende ndeshje. E rëndësishme është të rikthehemi si kjo Tirana e pjesës së dytë", tha Fagu.


Lajmi kryesor:

Renditja/ Vllaznia mposht 3-1 Tiranën në 'Klasike', bardheblutë jashtë 'Final-Four'! Teuta fiton 3-0 kundër Erzenit


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?