Kanal vaditës (foto ilustruese)

U mor nga rrjedha e madhe e ujit, ndërron jetë roja i kanalit vaditës në Librazhd

27 Qershor 2023, 11:24| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 11:28

  • Share

Një 52 vjeçar ka humbur jetën në kanalin vaditës Koshorisht-Zogsht të Librazhdit. Viktima i identifikuar si Sh.L punonte si roje i kanalit vaditës.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e prurjeve të larta në kanalin vaditës dhe rrjedha e ujit ka marrë me vete 52 vjeçarin i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të marra.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?