Kronikë

U merrte 150 euro secilit për t’i kaluar drejt vendeve të BE, kapet në kamion me 68 emigrantë! Për të shpëtuar tentoi të korruptonte policin me 1000 lekë

5 Shtator 2021, 13:38| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 13:41

  • Share

Një 40-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 68 emigrantë të paligjshëm në kamion në tentativë për t’i kaluar ato drejt vendeve të BE-së.

Edlir Koko, 40-vjeçar, u arrestua në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në mjetin tip kamion të markës "Benz", u kapën 68 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 150 euro secilit iu ishte premtuar kalimi i tyre drejt vendeve të BE-së.

Në momentin e ndalimit, 40 vjeçari ka tentuar të korruptojë policinë me 1000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit.

Kjo bëri që 40-vjeçari tashmë të përballet në gjykatë me veprat "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" kryer në bashkëpunim dhe "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?