VIDEO/Shkoi për peshk, por u mbyt në lumin Mat, palombarët gjejnë trupin e pajetë të 22-vjeçarit

1 Qershor 2023, 08:44| Përditesimi: 1 Qershor 2023, 09:48

  • Share

MAT- Pas disa orësh kërkime, palombarët dhe forcat RENEA kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë të 22-vjeçarit Valentin Nikolli i cili u mbyt dje në lumin Mat.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 16:00. I riu Valentin Nikolli nga Miloti së bashku me dy miqtë e tij kishin shkuar në lumin Mat për të peshkuar. Në një moment, 22-vjeçari, banues në Milot, ra aksidentalisht lum dhe rrjedha e ujit ishte aq e fortë sa e mori me vete.

Kërkimet nisën që ditën e djeshme nga palombarët, RENEA por edhe nga banorë të zonës.

Ishin palombarët ata që mundën të nxirrnin trupin e pajetë të viktimës mëngjesin e sotëm.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?