Foto ilustruese

U mbyllën shkollat prej temperaturave të ulëta, Ministria e Arsimit zbulon data: Ja kur do të zëvendësohen orët e humbura

31 Mars 2022, 21:00| Përditesimi: 31 Mars 2022, 21:44

  • Share

TIRANË- 4 të shtuna nxënësit e shkollave të sistemit parauniversitar do të zhvillojnë mësim për të zëvendësuar orët e mësimit që humbën kur u mbyllën shkollat si pasojë e temperaturave të ulëta. Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohet mësimi, që do të jenë 2 të shtuna në muajin prill dhe 2 në muajin maj. 

"Në vijim të plotësimit të mësimit për datat e pezulluara në muajin janar, sipas urdhrit nr.18, datë 20.01.2022, “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet publike dhe jo publike të arsimit parauniversitar”(shkollat) dhe caktimit të ditës së hënë, 21.03.2022 ditë pushimi, po publikojmë datat e zëvendësimit të mësimit në ditët e shtuna në vijim:- 02.04.2022 (e shtunë),  30.04.2022 (e shtunë), 14.05.2022 (e shtunë), 28.05.2022 (e shtunë)", thuhet në njoftim.

Bëhet fjalë nga data 24-26 janar si edhe të hënën e 21 marsit që ishte pushim. Meqenëse dita e martë 22 mars ishte pushtim zyrtar për shkak të Festës së Sulltan Novruzit, qeveria vendosi të bëhet pushim edhe e hëna e 21 marsit, për kursimin e energjisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?