Selamet Mehmetaj

U mburrej gazetarëve se ishte ‘bos droge’, gjykata britanike dënon shqiptarin nga Tropoja! Vetëquhej ‘djall’ dhe bënte këngë rep

18 Gusht 2023, 16:04| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 16:09

  • Share

BRITANI E MADHE- Trafikanti i drogës, Selamet Mehmetaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë nga Gjykata Britanike, pas një ekspozimi që i bëri media e huaj Daily Mail.

Shqiptari me origjinë nga Tropoja kishte fituar një lloj popullariteti edhe në rrjete sociale pasi e cilësonte veten si ‘Djalli’ dhe kishte bërë miliona duke shitur kanabis në Mbretërinë e Bashkuar.

Duket se arrestimi i tij është bërë i mundur edhe nga denoncimet e medias së njohur britanike Daily Mail, madje shpesh gazetarëve të këtij mediumi u mburrej dhe u ofronte kanabis. Gjithçka doli në dritë përmes një kamere të fshehë. Ai tregonte me detaje për gazetarin investigativ, pazaret e drogës, dhe si njeriu që rrëmbeu një person dhe i preu dy gishta.

Hetimet e policisë zbuluan edhe vëllanë e të quajtur Dior Mehmetaj  i  cili shërbente si krahu i djathtë i tij. Dior kishte dështuar të fitonte azilin në Britaninë e Madhe. Megjithatë, edhe pas bërjes publike të investigimit të Daily Mail, Mehmetaj vazhdoi të drejtonte biznesin e tij të drogës dhe të shijonte një stil jetese ‘playboy’ – madje duke u shfaqur në TV shqiptar për të bërë intervista ku mohoi çdo gjë. Madje ai në intervistë për mediat shqiptare u shpreh se çdo gjë që tha në kamerën e fshehtë e kishte thënë me vetëdijë të plotë, pasi sipas tij gazetarët ashtu donin që ai të prezantohej.

“Kur u takova me atë personin, ai ishte gazetar, vura re se kishte një triko me pulla , dhe e pashë që kishte kamerën e fshehur, dhe kur u ktheva nga krahu i majtë, pashë dhe një person tjetër që po më filmonte. Unë thjesht nuk ia vura re, i dhashë atë që ai donte të merrte nga unë. I thashë një super shaka të paparë, që asnjë nga ato nuk janë të vërteta.”- mohoi aso kohe reperi nga Tropoja

Ai gjithashtu bëri një video ku këndonte rap dhe e postoi atë në mediat sociale ku tregonte për jetën e tij ‘të rrezikshme’ dhe të ardhurat e pafundme.

Në tekstet e këngëve ai pretendonte se ishte ‘numri një’ dhe ‘i madhi në vend’ dhe se si do të ‘hapte zjarr’ për të mbrojtur miqtë. Ai vazhdoi të transportonte materialet e përdorura për kultivimin e drogës nëpër rrethinat e Londrës, duke përfshirë Kent dhe Surrey, në një “Cherokee Jeep” 70,000 £ – të cilës i ndryshonte shpesh targat për të shmangur zbulimin.

Edhe para ekspozimit dhe arrestimit nga autoritetet, Mehmetaj, babai i një fëmije, i cili u transferua në Britaninë e Madhe në vitin 2011 nga Tropoja, ishte tallur me ligjin, duke postuar video në rrjetet sociale ku ndalohej nga policia pasi efektivët nuhasnin kanabis në makinën e tij.

Vëllai i Mehmetaj u deklarua fajtor nga Gjykata e Wood Green Crown për prodhimin e kanabisit në një shkallë të gjerë gjatë dy viteve. I pranishëm në sallën e gjyqit për t’i dhënë suport të vëllait, dyshja kishin veshur kostume të zeza, këmisha të bardha dhe kravata të zeza.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 19/08/2023 00:54

    Ja dhe kokpalari maleve qe hapet bythesh. Tani ne burg do i shqyejne sumcen mire. Kokrra malokut nga tropoja

    Përgjigju
    • Art: 20/08/2023 09:23

      O pleher po ti kush je ? O kokrra e pabuksit

  • Scutari: 18/08/2023 23:03

    Hahahaha! Britët paskan psikiatër! Edhe Selamet edhe djall! Hahahahah prandaj tallin trapin britanikët me ne dhe duan të na internojnë në Afrikë.

    Përgjigju
  • Edi: 18/08/2023 17:08

    Hapje bythash malokshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?