U mbaron mandati në dhjetor, anëtarët e KPK letër Kuvendit: Të bëhemi gjyqtarë Apeli pas vettingut

18 Shkurt, 14:59| Përditesimi: 18 Shkurt, 16:36

  • Share

E ndërsa janë në vitin e fundit të mandatit, anëtarët  Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK, që është shkalla e parë e vettingut të gjyqtarëve dhe të prokuroreve, i kërkojnë Kuvendit dhe qeverisë tu gjejë punë pas përfundimit të mandatit.

Në ditët e fundit të vitit që sapo lamë pas, kreu këtij institucioni Roland Ilia, i është drejtuar me një kërkesë për mbështetje të iniciativës ligjvënëse, kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja i dhe për dijeni Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pasi bën një bilanc të punës së kryer nga KPK-së e cila deri tani ka vlerësuar 718 subjekte gjyqtarë dhe prokuror ndërkohë, që vettingu do te përfundojë plotësisht për 805 subjekte në fund te vitit 2024, Ilia përcjell shqetësimin dhe pasigurinë e anëtareve të KPK-së dhe të Komisionerëve Publik së bashku me këshilltarët ligjor  të dy këtyre institucioneve se çfarë do të ndodhë me ta pas përfundimit të mandatit. Sipas tyre ligji nuk e ka parashikuar një gjë të tillë, megjithëse ata në detyrë kanë aktualisht kanë të nijetin status si anëtarët e Gjykatës së Lartë. 

Kërkesës kreu i KPK-së i ka bashkangjitur edhe disa realacione ku sugjerojnë që pas përfundimit të mandatit anëtarët e KPK-së  të emerohen gjyqtarë të gjykatës së Apelit për t'i integruar brenda sistemit gjyqësor. Të njëjtën gjë propozojnë edhe për këshilltarët ligjor të cilët të bëhen pjese e sistemit te gjykatës dhe prokurorisë.

Madje për këshilltarë të cilët kanë ushtruar 5 vite në KPK është propozuar të futen në shkollën e magjistraturës për profilin gjyqtar dhe prokuror pa konkurrim. Ndërsa për këshilltaret që kanë eksperiencë 4 vite me pëlqim të tyre  të emerohen hetues të BKH-së .

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 19/02/2024 12:25

    E meritoni! 500 000 euro per te kaluar te pakalueshmit dhe shkarkim disa fakirave...si ai studenti i magjistratures!

    Përgjigju
  • Plepat: 19/02/2024 10:22

    Plepat godasin serish

    Përgjigju
  • Eduard: 19/02/2024 09:37

    Ne gjykate te larte me mire se dilni ne pension pa punuar asnje dite.

    Përgjigju
  • Iris: 19/02/2024 01:50

    Nga komentet me poshte duket sikur njerezit qe bene Vetingun, aq te kerkuar nga populli, ju kane shkelur ne kallo!!

    Përgjigju
  • Ben: 18/02/2024 20:59

    Po pse?Ju edhe dashkeni me e zgjedh ku doni te pinoni.Pse ju,jo si te gjithe te tjeret?

    Përgjigju
  • Yes: 18/02/2024 18:11

    Letra koti bejne po hë, i kane gati vendet keta edhe ata te kpa-se. Gati i kane, shiko sa vakanca ka apeli e i mbajne kastile bosh vendet. Turp e llum i madh po futen ne sistem keto vite, nga 2018 e ne vijimin po hyjne ne sistem dallkauke e anadollake sepse keshtu i duhen Rilindjes qe ti zhgaravise e perdhunoje sa me lehte te jete e mundur. Ne fund te fundit ky popull jemi e keta meritojme te kemi ne krye te qeverise ne krye te pseudodrejtesise e ne krye te cdo dikasteri. Jane njerezit adapt per te udhehequr kete popull idjot ne kuptimin me te plote te fjales. mos u lodhni shume te beni letra e kerkesa duke u pergjeruar sepse gati i keni vendet e punes per te vazhduar e perdorur nga banda ne pushtet.

    Përgjigju
  • Fatmir: 18/02/2024 18:10

    Aman more ate lulin dhe zhulieten e tij . Dy vetingasit dhe nje histori dashurie . E kuptoni o njerez ku ka vajt drejtesua ne jete vend. Ventigsi Lulezim hamiti nje qurrash qe shtyp kolegen kacurrelse . Ja di gjithe kpk .

    Përgjigju
  • Rama Agaçi Kokona: 18/02/2024 17:17

    Bravo dordolecat e partis! Pasi zbatuan ne detaje listen e partise per vetingun, tani lypin vende pune ke qeveria Turp drejtsia re ne dore t kujt bie!

    Përgjigju
  • Ledri: 18/02/2024 15:58

    Cfare turpi e gjithe kjo farse!!!!! Me cfare mendje kerkojne keta analfabete te behen gjyqtare!!!!!! Vetem po i ndihmon partia. Turp

    Përgjigju
  • Rolex: 18/02/2024 15:49

    Ndonjë kërkesë tjetër? Apo ju pëlqen Shqipëria sa nuk u iket në imigracion.

    Përgjigju
  • Miri: 18/02/2024 15:18

    Beni ate juristen e hidocentraleve gjyqatre sepse ndaj i hoqi magjistratet per te hapur vend per vete. Dhe nuk duan gje tjeter por gjyqtare. Llum i madh me bo nje brez tjeter plepash ne gjyqesor tani me keta hidrauliket! I mbushen xhepat e tani duan rehati.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?