Viktima Marvi Mihali

U liruan për moskallëzim krimi, rikthehen në burg autorët e dyshuar të vrasjes së Marvi Mihalit

19 Qershor 2018, 16:47| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 16:55

  • Share

Ka përfunduar pas më shumë se 2 muaj odisea e lirimit nga qelia të tre të rinjve të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e 19-vjeçarit Marvi Mihali, i cili mbrëmjen e 31 korrikut u vra me thikë për një karikues celulari.

Pas lënies së tyre në liri nga prokurori Artan Lulo, i cili i akuzoi vetëm për moskallëzim krimi, gjykata këtë të martë ka caktuar ‘arrest me burg’ edhe për Eugen Bitrajn, pasi prokurori i ri i kësaj dosje, Gjergj Tako, ndryshoi akuzën.

Tashmë 4 të rinjtë Kridens e Marsel Alla, si dhe Eugen dhe Devi Bitraj do të hetohen me masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Ndryshimi i akuzës ndaj të rinjve të dyshuar për këtë krim u bë pas ankesës së prindërve të Mario Mihalit te kryeprokurorja Arta Marku, e cila urdhëroi zëvëndësimin e prokurorit Lulo dhe kryerjen e hetimeve të thelluara për këtë rast.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?