Ulsi Manja

U liruan 100 të dënuar nga GJKKO, nesër interpelanca në Kuvend për amnistinë penale, Manja bëhet gati: Nuk ka asgjë urgjente

8 Maj, 17:34| Përditesimi: 8 Maj, 17:42

  • Share

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja do të jetë nesër në Kuvend në interpelancën e thirrur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike lidhur me amnistinë penale.

Partia Demokratike akuzon mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar.

“Gati për interpelancën...që nuk ka asgjë urgjente!” shkruan Manja në një postim në facebook ndërsa ka postuar dhe një foto ulur në tryezën e tij duke parë në kompjuter fjalën që ka përgatitur nesër për raportimin e tij para Kuvendit.

Seancën e kaluar premtoi se do i jepte përgjigje dhe deputetit Agron Shehaj të cilit i tha se do ia shkulte veshët

"Në fakt ky shtet duhet të merret me ty, se je njeriu evazor më i madh në vend që sponsorizon portale e shkrime që çojnë ujë në mullirin e shteteve dashakeqe të Shqipërisë. Nuk do të jetë e largët dita që fytyra jote prej ëngjëlli e kalorësi të madh të demokracisë e luftës së korrupsionit në këtë vend të dalë ashtu sic është në të vërtetë" deklaroi Manja seancën e 2 majit 2024. 

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar për Report Tv se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga ligji “Për amnistinë”, i miratuar me konsensus PS-Rithemelimi më 4 prill në Kuvend. 40 të dënuar përfituan falje ndërsa 60 ulje të dënimit. Mes përfituesve kanë qenë edhe 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Real: 08/05/2024 17:58

    Arrogances te Ulsiut lepires dhe te papergjegjshem i pergjigjet deklarata e Spak qe verteton se 100 te denuar nga Gjkko perfitojne nga amnistia. Manja nuk jane 0 por 100 o i paturp. Urgjente eshte shkarkimi yt o miu i Arta Markut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?