Genc Tafili

Kronikë

U lirua me kusht nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Apeli kërkon arrestimin e Genc Tafilit, vrau komisarin në 2000

27 Maj 2021, 13:43| Përditesimi: 27 Maj 2021, 14:45

  • Share

TIRANË- Gjykata e Apelit ka kërkuar kthimin në qeli të Genc Tafilit, autorit të vrasjes së komisar Arben Zylyftarit në 2000. Kjo sepse lirimi i tij me kusht në 2017 është bërë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila ndodhet në arrest në burg për akuzën e korrupsionit. Dokumenti mban datën 17 maj dhe është firmosur nga Prokurori Genti Xholi, i cili kërkon ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit që ka vendosur rikthimin në burg të Tafilit.

"Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin numër 221 datë 17.05.2021 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.69 regj Themeltar, datë 16.11.2017 të Gjykatës së Rrethir Gjyqësor Krujë dhe rrëzimin e kërkesës së kërkuesit (të dënuarit) Genc Tafili me objekt lirim me kusht. Urdhëroj: Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për kërkuesin Genc Tafili", shkruhet në dokument.  

Kush është Genc Tafili? Genc Tafili, vëllai i Admir Tafilit, të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale u lirua më 7 nëntor të 2017. Genc Tafili është me kusht nga gjykata e Krujës nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, pasi kreu 17 vite burg.

Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftarit. Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri, ku humbi jetën edhe babai i vëllezërve Tafili, Bahri Tafili.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?