‘Po i bërtisja ‘pse më përdhunove vajzën’, dhe ai më tallte’, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar që vrau kunatin në Greqi

16 Janar, 09:15| Përditesimi: 16 Janar, 15:27

  • Share

‘Po bërtisja pse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua! E futa në shtëpinë tim, e ndihmova financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë.’ Këto ishin disa nga fjalët e 50-vjeçarit shqiptar i cili vrau kunatin sepse i kishte përdhunuar të bijën, thënë dje në sallën e gjyqit.

50-vjeçari, i cili u la i lirë më kusht, përshkroi dje gjithë ‘makthin’ e nisur më 7 janar, ku u informua nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qyteti ku ajo studionte nuk ishte paguar.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj dhe kur babai kërkoi shpjegim përmes telefonit, nuk mori përgjigje.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t'i zbulonte familjes dhe gjithë botës fotot të tyre intime, shkruan 'Protothema'.

Pa i zbuluar personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Kërkoi të bënte padi dhe kërkoi ndihmën e një psikologu.

Në ato momente ‘toka iu shemb’ ndër këmbë dhe fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Këmbënguli të gjente kush e kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij.

Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. 

“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”.- tha ai.

U largua nga banesa e vajzës për ti kërkuar shpjegim kunatit. Me vete kishte një pushkë që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë ai në gjykatë.  I ka thënë gruas që ta telefonojë vëllanë e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. 

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.

Ai, pavarësisht se e ka parë armën që po mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur dhe ka tentuar ta sulmojë dhe t'i rrëmbejë armën.

Për t'u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë. Por ai u ngrit e sulmoi përsëri! 33-vjeçari – sipas asaj që ka dëshmuar autori, tentoi t’i hiqte armën nga dora dhe më pas gjatë përleshjes ka tërhequr këmbëzën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ai shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzua.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sandokan: 16/01/2024 22:58

    Bravo te lumte mir ja bere qenit te ndyre.

    Përgjigju
  • Populli: 16/01/2024 10:59

    Te lumte pushka o Trim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?