Saimir Tahiri

U lirua nga gjykata, Saimir Tahiri vijon dënimin në shtëpi! E kontrollon Shërbimi i Provës

6 Qershor 2023, 12:06| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 12:23

  • Share

Shërbimi i Provës në Tiranë ka marrë kontakt me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në banesën e tij ku dhe është caktuar të kryejë dënimin e mbetur prej 1viti e 8 muajsh. Sipas vendimit të gjykatës së Elbasanit një takim i dytë mësohet se do të kryhet pas një jave, raporton gazetarja e Report TV, Keti Banushi

Gjithashtu sipas vendimit të marrë më 2 qershor do të njoftojë specialistin e shërbimit të provës për çdo lëvizje të tij “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare”.

Vendimi për lirimin u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetahu dhe shkak u bë një raport mjekësor që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

 Kështu Saimir Tahiri rifitoi lirinë pas gati 16 muajsh në qeli. 

Për lirimin e Tahirit nga burgu, pati reagim nga opozita dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim tha se ishte zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë dhe paralajmëroi pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’.

Denimi 
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për "Shpërdorim detyre" duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal".  Nga salla e gjyqit, menjëherë pas vendimit, Tahiri u dërgua në burgun 313, ku qëndroi në pritje derisa drejtoria e burgjeve vendosi ta transferojë në qelitë e Fierit, për shkak se atje, nuk kishte persona që kishin pasur konflikt me ish-ministrin. Së fundmi ishte vendosur në burgun e Lushnjes.

Ai qëndroi vetëm një vit e katër muaj në qeli, fillimisht në Fier e më pas në burgun e Kosovës në Lushnje deri në qershor 2023 kur dhe u mor vendimi që vuajtja e dënimit të mbetur të kryhej në banesë. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 07/06/2023 02:02

    Sa i zellshem qenka Sherbimi i proves per kete rast! Per rastet e tjera kujtohen vetem kur i arrestojne ne flagrance per shkelje te /burgimit ne shtepi/ e krime qe bejne kur arratisen nga kafazi i quajtur shtepi.

    Përgjigju
  • Zheni: 06/06/2023 15:57

    Terror benin truprojat e Tahirit dhe Habilajt nese u cenoheshin parcelat apo plantacionet me droge. Nuk kishte guxim asnjeri tu dilte kunder se ndryshe do vriteshin, do shkarkoheshin apo transferoheshin ne rrethe te largeta. I zhytur ne korrupsion eshte ky palaço bashke me te gjithe drejtoret e policise qe cdo jave i conin haracin te kodra e diellit apo te vila ne Vala Mar ne Hamallaj. Por shumica e albanistanezeve e ngrejne ne piedestal kete bastard hajdut e arrogant, sikur i kane rene ne qafe kot e me te padrejte, nderkohe qe ky minimumi duhej te denohej me mbi 10 vjet burg pa te drejte lirimi.

    Përgjigju
  • Italia si moter: 06/06/2023 14:34

    Tahiri u denua kot nga salikja .kush duhej te ishte ne burg dhe ke futen kot ,kesaj i thone drejtesi hajdutet dhe kriminelat bejne intervista ne televizoret ,te pa fajshmit denohen .ku je Enver Hoxha ku je ,pse nuk ngrihedh prr keta njerez te pa moralshem .

    Përgjigju
  • Cimiterra: 06/06/2023 13:30

    Jam kurioz te di cfar pune do bej kur te mbaroj denimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?