Kronikë

U largua nga vendi i aksidentit në Durrës, shoferi i shpallur në kërkim tenton të 'çajë' trafikun! Futet me 144km/h

8 Shtator 2021, 00:51| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 07:22

  • Share

Trafiku i madh nuk i ka ndaluar disa automjete në autostradën Tiranë-Durrës të tejkalojnë shpejtësinë e limituar duke u kthyer kështu në rrezik për të gjithë.

Policia vijon monitorimet me radar dhe sipas tyre në orët e mbrëmjës konstatojnë mjete me shpejtësi deri në 159 km/h.

Sipas Policisë janë pezulluar 9 leje drejtimi si dhe janë vendosur 26 gjoba për shpejtësi dhe manovra. Nga ana tjetër, është kapur edhe një prej shofereve i shpallur në kërkimi cili po udhëtonte me 144km/h në tentative për t'u larguar nga aksidenti i ndodhur më parë në Durrës.  

Njoftimi i policisë:

Vijon monitorimi me radar i qarkullimit të automjeteve në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet e pandërprera 24/7 me në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 9 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 26 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Një prej drejtuesve të mjeteve të konstatuar me shpejtësi 144 km/h ishte i shpallur alert nga DVP Durrës pasi ishte larguar nga vendi i aksidentit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, dhe nga Korça deri në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?