Festa e Zrinjski

U largua në janar, mbrojtësi i Kombëtares shpallet kampion në Bosnjë

1 Maj 2023, 16:21
  • Share

Futbollisti Marsel Ismajlgeci është kampion në Bosnjë dhe Hercegovinë me Zrinjski Mostar. Mëngjarashi la Tiranën kampione të Shqipërisë në fuqi në janarin e këtij viti, për të siguruar një tjetër medalje dhe titull në një tjetër vend. 23-vjeçari ia doli që të luajë në shtatë ndeshje me Zrinjskin, duke dhuruar edhe një asist.

Klubi nga Mostari pagoi 150 mijë euro për mbrojtësin në janar, duke nënshkruar deri në verën e 2026, teksa shihet si një investim që mund të sjellë të ardhura në të ardhmen.

Pjesë edhe në dy takime me kombëtaren shqiptare A, Ismajlgeci në vitin 2021 u shpall "Talenti i Vitit" në Superligë. Në ndeshjen e javës së 29-të në Bosnjë, Zrinjski mundi 0-2 Posusje në transfertë, duke siguruar titullin e tetë në histori, teksa ka fituar edhe një trofe të Kupës.

Marsel Ismajlgeci

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?