Rita Ora dhe Novak Djokoviç

U kritikua nga shqiptarët pasi u pa me tenistin serb, reagon babai i Rita Orës

29 Tetor 2023, 22:22| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 22:26

  • Share

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora u pa krah tenistit serb Novak Djokovic, mirëpo kjo ka sjellë reagim tek shqiptarët, të cilët e kanë ‘dënuar’ veprimin e këngëtares.

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waitit, por në disa momente artistja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit serb. Ky veprim ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta tek bashkëkombësit e tij të cilët kanë vërshuar në postime.

Kjo ka bërë që të reagojë edhe babai i Ritës, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook. Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo po qëndronte dhe shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.

Këngëtarja Rita Ora ka qenë duke ndjekur nga afër një ndeshje ragbi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?