Kronikë

U konfliktuan fillimisht verbalisht, dalin pamjet e vrasjes së shqiptarit në Britani dhe momentet e tij të fundit

14 Korrik 2021, 12:00| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 10:05

  • Share

BRITANI E MADHE- Media britanike kanë publikuar momentet e fundit të 28-vjeçarit shqiptar, Shkëlzen Taka i cili u vra nga përplasja qëllimshme e një makine në Britaninë e Madhe.

Ngjarja në të cilën mbeti i vrarë shqiptari, ndodhi më 26 dhjetor të vitit të kaluar, kur 28-vjeçari dhe shoku i tij po ashtu me origjinë shqiptare do të vizitonin një qendër masazhi, në zonën ku ndodhej edhe i riu britanik, Tony Green me të cilin u përplasën fillimisht verbalisht.

Dy të rinjtë, të përfshirë në konfliktin i cili rezultoi fatal për shqiptarin, ishin krejtësisht të panjohur për njeri-tjetrin.

Tony Green, autori i ngjarjes papritur me dhunë, me të dyja këmbët hipi mbi makinën e Shkëlqenit dhe filloi të hidhej dhe ta shkelmonte, duke i shkatërruar xhamin e përparmë të automjetit.

Ai menjëherë ka hyrë në makinën e tij tip “Skoda” dhe e ka përplasur sërish automjetin e 28-vjeçarit, i cili e ndoqi me një shkop nga mbrapa.

Nuk kaluan as 5 minuta, kur Green u rikthye dhe në mënyrë të pamëshirshme, duke ngjitur makinën në trotuar, ka përplasur Shkëlzenin i cili si pasojë e goditjeve të marra nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Britaniku mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht, por juria e gjykatës nuk e besoj për këtë pretendim. Ata e shpallën 27-vjeçarin fajtor për vrasje, duke i dhënë dënimin e burgimit të përjetshëm.

 Në seancën e gjyqit ka folur një prej miqve të Shkëlqenit, që ndodhej me të në momentin e ngjarje.

 “Do të shkonim në një vend ku kishin prostituta. Jemi djem të rinj. Pranova të shkoja. Nuk mendoja se do të vriteshim”, tha ai Ramzan Rizvani.

Autori i vrasjes

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?