Biznesmeni ekuadorian Ruben Cherres

U kishte para borxh, shqiptarët dyshohet se ekzekutuan biznesmenin ekuadorian

27 Mars, 19:48| Përditesimi: 28 Mars, 09:03

  • Share

Mafia shqiptare në Ekuador duket se ka gisht në vrasjen e biznesmenit Rubén Cherres, i cili u gjet i vdekur më 31 mars 2023, së bashku me tre persona të tjerë, në një banjë në Punta Blanca, në veri të provincës të Shën Helenës.

Një nga transkriptet e dosjes Encuentro, të publikuar nga Prokuroria, përmban një bisedë në të cilën përmenden synimet e supozuara ndaj Cherres, sepse ai u kishte para borxh shqiptarëve.

Transkripti korrespondon me një bisedë mes disa personave në një shtëpi, e cila është regjistruar. Bashkëbiseduesit nuk identifikohen me emrat dhe mbiemrat e tyre, por me akronimet VM (zëri i një personi mashkull) dhe VF (zëri i një personi femër).

Fragmenti  në të cilin përmendet se shqiptarët donin të vrisnin Charres:
VM3: …shqiptaret duan ta vrasin se ka marre nje faturë, i them, a je i sigurt se nuk ka arritur të paguajë disa milionë dollarë dhe duan ta vrasin…
Në një tjetër transkript thuhet se Cherres ishte partneri i një shqiptari.
VM3: Kumbar, shiko seriozisht se çfarë mund të bëhet
VM1: Pana, nuk do të përfshihem.
VM3: Nuk po them përfshihuni, por le të flasim me dikë
VM1: Jo, jo…ti e njeh Tonny-n apo jo
VM3: Cilin?
VM1: Pana Shqiptari
VM3: Jo
VM1: Ai është partner i Cherres

Sipas Prokurorisë, Rubén Cherres dhe Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso, ishin drejtuesit e një organizate kriminale që përfitoi në mënyrë të paligjshme ekonomike nga tre institucione publike: Korporata Kombëtare e Energjisë Elektrike (CNEL), Shërbimi Doganor (Senae) dhe BanEkuador. Procesi gjyqësor ndaj strukturës së dyshuar kriminale ka nisur në muajt e fundit të vitit 2023.

Më 25 mars 2024, Ministria Publike, e drejtuar nga Prokurorja e Përgjithshme Diana Salazar, bëri publike një pjesë të dosjes së çështjes Encuentro , e cila u grumbullua me hetimin e León de Troya.

Informacioni i zbuluar deri më tani përmban biseda që i atribuohen Rubén Cherres dhe njerëzve të tjerë, si dhe transkriptet e bisedave të regjistruara në një pronë.

Lidhur me hetimin e vrasjes së Cherres, më 2 shkurt të këtij viti një gjyqtar nga Santa Elena thirri në gjyq të dyshuarit José Z. dhe Álex M., të cilët u arrestuan më 13 korrik 2023 gjatë një operacioni të Policisë Kombëtare.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?