U kapën teksa drejtonin motorët pa patentë, vihen në pranga gjashtë shoferë në Belsh

27 Shtator 2023, 15:28| Përditesimi: 27 Shtator 2023, 15:30

  • Share

Gjashtë shoferë kanë rënë në pranat e Policia Rrugore, pasi u kapën duke drejtuar monomjete pa patentë.

Në pranga kanë rënë A. P., 19 vjeç, banues në fshatin Dëshiran dhe S. Q., 46 vjeç, banues në fshatin Vlashuk, si dhe po hetohen në gjendje të lirë shtetasit R. M., 68 vjeç, banues në fshatin Shkozë, E. T., 71 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, S. U., 72 vjeç, banues në fshatin Shkëndi dhe V. D., 63 vjeç banues në Elbasan.

Materialet procedurale për secilin rast i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të pajisen me lejen përkatëse për drejtimin e automjeteve/motomjeteve dhe të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.     

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?