U kapën pa maska në rrugë, gjobiten 844 qytetarë në 24 orë (VIDEO)

23 Tetor 2020, 15:23| Përditesimi: 23 Tetor 2020, 15:41

  • Share

Policia vijon kontrollet në të gjithë vendin për qytetarët që nuk respektojnë vendimin për mbajtjen e maskës. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëria janë gjobitur 844 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska.

Prej tyre, 659 ishin këmbësorë ndërsa 185 të tjerë ishin pasagjerë të konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Ato janë gjobitur me masën administrative 3000 lekë e cila do t'i shtohet faturës së dritave.

Policia ka shoqëruar në komisariat 12 persona pasi në momentin e ndalimit ata nuk kanë pasur mjet identifikimi me vete.

Pasi janë identifikuar në komisariat dhe janë gjobitur, ata janë lënë të lirë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?