U kapën pa maska në rrugë, gjobiten 725 qytetarë në 24 orë (VIDEO)

11 Nëntor 2020, 15:34| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 15:44

  • Share

Gjatë ditëve të fundit Shqipëria ka shënuar një rritje të të infektuarve me koronavirus, por pavarësisht kësaj qytetarët sërish vijojnë të mos mbajnë maskat.

Në 24 orët e fundit, policia ka gjobitur 725 qytetarë të cilët janë konstatuar pa maska në rrugë.

Ata janë gjobitur në masën 3000 lekë, një shifër e cila do tu shtohet në faturën e energjisë elektrike.

Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete.

 Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit në komisariat, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?