Droga e sekuestruar

U kapën në tentativë për të trafikuar rreth 100 kg kanabis, ja cilët janë 2 shqiptarët e arrestuar në Igumenicë (EMRAT)

3 Mars, 11:15| Përditesimi: 3 Mars, 11:26

  • Share

GREQI- Dy shqiptarë u arrestuan ditën e djeshme nga policia greke në Mazarakia të Igumenicës ku u kapën në tentativë për të transportuar rreth 100 kg drogë të llojit kanabis.

Sipas mediave në pranga kanë rënë Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjeç, me kombësi shqiptare dhe shtetësi greke i cili drejtonte automjetin që u përplas me një tjetër makinë të parkuar si dhe pasagjeri Amarildo Jakup Omeri, 35 vjeç nga Fieri.

Pas aksidentit, dy shqiptarët braktisën automjetin me të cilin po transportonin 4 çantat me 87 kg 460 gram kanabis dhe 10 kg e 928 gram hashash në formë çokollate. Por pas një ndjekje nga policia greke u bë i mundur arrestimi i tyre.

Pronar i automjetit rezulton të jetë vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?