Foto ilustruese

U kapën në flagrancë duke thyer derën e biznesit që donin të grabisnin, arrestohen 2 vëllezërit në Fier

20 Dhjetor 2023, 15:22| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 15:32

  • Share

Dy vëllezër janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit pasi u kapën duke vjedhur një biznes. 

Mbrëmjen e djeshme vëllezërit A. M., 28 vjeç dhe B. M., 25 vjeç janë kapur nga policia teksa po tentonin të thyenin derën e një biznesi. 

Policia sekuestroi  mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Të arresturit kishin precedentë të mëparshëm penalë në ngjarje të ngjashme. Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?