Leonard Nikolli dhe eurot e fshehura ne autobus

U kapën në Durrës me 121 mijë euro të fshehura në tavanin e autobusit që vinte nga Bari! Gjykata lë në burg Leonard Nikollin, nën hetim shoferi

11 Gusht 2023, 11:40| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 09:17

  • Share

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pronarin e autobusit, në të cilin disa ditë më parë u gjetën dhe u sekuestruan 121 mijë euro të padeklaruara , gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit.Ndërsa shoferi që drejtonte mjetin është vënë nën hëtim.

Më shumë se 121 mijë euro të padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit që vinte nga Bari u sekuestruan në Portin e Durrësit, për pasojë u arrestua Leonard Nikolli, pronari i firmës ‘Gremel’, ndërsa shoferi Ergys Sadikaj u vu nën hëtim.

Leonard Nikolli është njohur sot me masën e sigurisë, pasi u arrestua për eurot gjetura në autobusin në pronësi të tij, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Sakaq, Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 44-vjeçarin Nikolli, ndërsa shoferi Ergys Sadikaj është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Vetëm pak ditë më parë, më 7 gusht në Portin e Durrësit u gjetën të fshehura në tavanin e një autobusi 121 680 euro, të padeklaruar të cilat dyhsihet të jenë përfituar nga veprimtaritë kriminale.Operacioni u zhvillua pas informacioneve se Leonard Nikolli, pronar i linjës së udhëtarëve 'Gremel' po transportonte një shumë të majme parash. 44-vjeçari u prangos, ndërsa shoferi i autobusit, Ergys Sadikaj, u vu nën hetim në gjendje të lirë. Shoferi i autobusit deklaroi që në momentin e arrestimit në Polici se nuk ka pasur dijeni për eurot që ishin të fshehura në tavan, të cilat sipas ligjeve në fuqi duhej të ishin deklaruar.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denisi: 11/08/2023 14:40

    Policia dhe agjensitë Ligjzbatuese të bllokojnë autobuzët e firmës PITI nga Rrogozhina pasi vetëm transport lekësh bën për llogari të një grupi kriminal qe operon në qarkun e Durrësit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?