U kapën në çatinë e mbjellë me 600 rrënjë kanabis, dënohen dy shqiptarët në Angli (EMRAT)

2 Prill, 21:50| Përditesimi: 2 Prill, 22:02

  • Share

Dy shqiptarë janë dënuar në Angli, pasi u gjetën të fshehur në çatinë e një banesë që e kishin kthyer në “shtëpi bari”.

Mediat britanike shkruajnë se oficerëve iu desh të kalonin me forcë përmes tre dyerve kur mbërritën në ambientet në rrugën Edwin, Daybrook, në orën 12:20 më 27 shkurt 2024 për të kryer një kontroll.

Gjithsej rreth 600 bimë kanabis u zbuluan të kultivuara në katër dhoma brenda magazinës.

Efektivët kanë pikasur në çati Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj.

Dyshja u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugën Edwin, por u ndaluan nga policia.

Përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një zonë të vogël banimi. Dy shqiptarët u dënuan me nga 14 muaj burg secili.

Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?