U kapën me mina me telekomandë në makinë, gjykata lë në burg xhaxhain e nipin

12 Gusht 2023, 11:16| Përditesimi: 12 Gusht 2023, 11:27

  • Share

Arrest me burg për xhaxhain e nipin, Fatjon dhe Ergys Gjonaj që u kapën me 2 mina me telekomandë tre ditë më parë në hyrje të qytetit të Vlorës.

Seanca gjyqësore u mbajt sot në orën 09:30 minuta. Prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar si të ligjshëm arrestimin dhe ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.

Masë e cila u la në fuqi nga gjyqtarja Emirjana Dimo.

Xhaxha e nip u arrestuan në hyrje të qytetit të Vlorës, mbrëmjen e 9 gushtit 2023, pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tyre u zbulua se kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin.

 Të dy janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës, ndërsa rezultojnë banues në Laç.

Konkretisht, ata i kishin fshehur dy minat me telekomandë në kroskotin e makinës me të cilën po lëviznin. Këto mina ishin të programuara për shpërthim në distancë dhe sipas policisë dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale dhe ishin të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla detonatorë për shpërthim. Këto mina u sekuestruan në kuadër të operacionit “Knock Out 2”.

Zbulimi i këtyre minave me telekomandë, vjen dy ditë pasi Policia e Vlorës parandaloi një tjetër ngjarje kriminale, ku një 35-vjeçar Amarildo Nikolli (Xhanej), u arrestua me një pistoletë silenciator, me fishek në fole gati për qitje, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç në çantën e shpinës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/08/2023 11:38

    Keta duhet te ndjekin strategjine mbrojtese si te vellait te Alketa Vejsiut. Edhe ai u kap si keta dhe ishte nisur per te vrare rivalet e kunatit ne biznes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?