Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar dhe arma e gjahut

U kapën me kanabis në makinë, në pranga babë e bir në Gjirokastër! Pas kontrollit në shtëpi iu gjetën mbi 2 mijë fara të bimës narkotike, një çifte dhe fishekë

10 Dhjetor 2021, 13:34| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 13:36

  • Share

Babë e bir kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Gjirokastër, pasi iu gjet kanabis, armë gjahu e fishekë. Në pranga kanë rënë Ferdinant Shehu dhe Serxho Shehu, 57 dhe 26 vjeç, banues në fshatin Çepunë, Gjirokastër, ndërsa po hetohet edhe një 25-vjeçar me inicialet E. K..

Sipas Policisë, 25-vjeçari dhe Serxho Shehu po udhëtonin me një makinë tip "Suzuki", ku pas kontrolleve u gjet një sasi kanabisi. Ndërkohë pas kontrolleve në shtëpinë e babë e bir u gjetën 2075 fara kanabisi, një çifte, një sasi fishekësh, 1 automjet dhe 4 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?