Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu

U kapën me arsenal armësh në Elbasan, lihen në burg Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu! Armët do përdoreshin për një vrasje për hakmarrje

22 Tetor 2022, 12:20| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 14:08

  • Share

Gjykata e Elbasanit la në burg 2 të arrestuarit në flagrancë që dyshohet se po përgatisnin një vrasje, Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu. Edhe pse zyrtarisht nuk është arritur të identifikohet se cili ishte objektiv i atentatit, sipas prokurorisë Elbasan krimi do të kryhej për hakmarrje pas vrasjen së Arjan Spahiut në Belgjikë i cili është vëllai i Rigers Spahiut.

Nga hetimet e prokurorisë deri më tani, të arrestuarit akuzohen për armëmbajtje pa leje, ndërsa hetimet po vazhdojnë edhe në koordinim me SPAK për një atentat të mundshëm ndaj grupeve rivale që dyshohet t’i kenë vrarë vëllain Rigers Spahiut. Dëshmia e Nuredin Dumani dyshohet të ketë hedhur dritë edhe mbi këtë bazë armatimesh, ku disa persona janë mbajtur në përgjim e vëzhgim nga policia.

Rigers Spahiu, është vëllai i Arjan Spahiut, i ekzekutuar në Bruksel. Riversi dhe Arjani janë vëllezërit i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Prokurorët që bëjnë hetimet për këtë çështje janë Kreshnik Ajazi dhe Gentjan Habazaj.

Në banesën e Luis Gaxhi, u gjetën:

•    4 armë zjarri kallashnikovë, dy prej të cilave të modifikuara dhe me silenciatorë;
•    3 pistoleta me silenciatorë;
•    2 mina me telekomandë, të gatshme për t’u aktivizuar për shpërthim me komandim në distancë, nëpërmjet aparateve celulare;
•    Kapsolla detonatore; 
•    Një sasi lënde plasëse, e dyshuar “C4”; 
•    4 aparate celulare;
•    Sasi e konsiderueshme municioni luftarak, blindshpues.

Ora 13:57
U kapën me arsenal armësh, dalin FOTOT e Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut

1666440206_gaxha.jpg

Report Tv ka siguruar fotot e Luis Gaxhit dhe Rigers Spahiut, të cilët u kapën me arsenal armësh që do të përdoreshin për llogari të grupeve kriminale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ehhh: 22/10/2022 17:47

    Mori fund grupi ktyre ska me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?