U kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru, identifikohen dy shqiptarët! Si u filmuan në hotelin luksoz

14 Qershor 2022, 17:44| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 19:45

  • Share

Dy shqiptarët që u kapën me 2.2 tonë kokainë në Peru që kishin si destinacion Holandën janë identifikuar nga autoritetet Mediet peruane raportojnë se dy shqiptarët janë Franc Malo dhe Gentjan Meta.

Dy përfaqësuesit e mafies shqiptare, pjesë e kartelit Los Balcanes, kanë qëndruar në një hotel luksoz, që ndodhet në urbanizimin ekskluziv të El Golf, të cilët kanë ardhur në qytetin tonë me qëllim financimin, si dhe për t’u kujdesur për logjistikën e koordinimit për dërgimin e më shumë se dy tonëve kokainë, e kamufluar në formë të lëngshme në kanaçe asparagusi, me vlerë 160 milionë dollarë që do të kishte si destinacion Holandën.

“Të dy, të njohur si ‘Barbas’ dhe ‘Pelado’, kanë hyrë legalisht në vendin tonë, duke u paraqitur si turistë, përmes Ekuadorit, për të nisur negociatat për dërgesën e drogës që do të merrej me rrugë detare përmes portit të Callaos”, shkruajnë mediet peruane.

Dy shqiptarët u arrestuan së bashku me 7 peruanë. Destinacioni i kokainës ishte Holanda dhe do të shitej për 160 milionë dollarë. Shqiptarët që ishin kokat e grupit do të paguanin drogën me monedhën virtuale Bitcoin, raportojnë mediat e huaja.  Lëngu i shpragut vinte nga qyteti Trujillo në Lima dhe do të transportohej në rrugë detare nga Callao në Roterdam, Holandë. Rreth orës 16:45, policia hyri në portin e Callaos dhe arrestoi 54-vjeçarin Luis Ernesto Ramos Peláez dhe 27-vjeçarin Jean Carlos Villanueva Evaristo, bashkë-shofer dhe shofer i gjysmërimorkios AFM-721.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?