U kapën me 2 'shtëpi bari' , sekuestrohen 17.1 kg kanabis, në pranga 2 persona, në kërkim 1 tjetër në Krujë

25 Mars 2022, 10:08| Përditesimi: 25 Mars 2022, 10:10

  • Share

Policia ka sekuestruar 17.1 kilogramë kanabis, 7.6 kg në formë çokollate, 156 fidanë kanabis, të kultivuar në vazo e kubikë, 80 llamba që përdoren për kultivim kanabisi në ambiente të mbyllura, 46 Drosela,  22 pllaka metalike te nikeluara për ndriçim të brendshëm, si dhe 2 aspiratorë.

Pas informacioneve në rrugë operative policia zbuloi se në fshatin Derven, Krujë Klaidjon Luka 26 vjeç dhe Gjergj Preni 53 vjeç posedonin ambiente (banesa), të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ,me anë të llambave.

Policia përveç arrestimeve ka shpallur në kërkim edhe Nertil Luka banues në Derven, Krujë, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjatje kriminale.

Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?