U kapën me 18 mijë euro dhe kanabis në makinë, arrestohen 3 persona në Tepelenë (Emrat)

22 Tetor 2022, 14:40| Përditesimi: 22 Tetor 2022, 14:56

  • Share

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike. Gjatë arrestimit, u kapën me një sasi të madhe parash, 18,520 euro të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Nga operacioni i koduar ‘Transporter 3’, u arrestuan Fatjon Dule, Perikli Naci dhe Vaso Mëkshi, të tre banues në Sarandë. 

Në hyrje të qytetit të Tepelenës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues Vaso Mëkshin dhe pasagjerë Dulen dhe Nacin. Në makinë u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë e ftohtë (thikë), 8390 euro dhe 8 aparate celulare. 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Perikli Nacit, u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Fatjon Dules, u gjetën 2140 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e Vaso Mëkshit u gjetën 7990 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 18 520 euro, arma e ftohtë, lënda narkotike, 8 aparate celulare dhe automjeti.  Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?