Heroina e paketuar

13 kg heroinë në autobusin e linjës Durrës-Milano, lihen në burg pronari i kompanisë dhe shoferi i mjetit

2 Maj 2023, 16:20| Përditesimi: 2 Maj 2023, 16:36

  • Share

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pronarin e linjës së autobusëve ‘Durrës-Milano’ Mikel Picin dhe Piro Rushin shoferin e autobusit ku u zbuluan 13 kg heroinë në Portin e Durrësit.

Ka qenë prokurori Madrid Kullolli ai që i ka akuzuar për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike Picin dhe shoferin e autobuzit Piro Rushi. Ai i ka kërkuar gjyqtarit të seancës Rexhep Bekteshi arrest me burg pa afat për të dy.

Kërkesa është pranuar nga gjykatësi. Që të dy të arrestuarit si në proçesin hetimor paraprak dhe në sallën e gjyqit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. 

Në një moment kur janë pyetur nga gjyqtari për drogën e kapur në autobus ata kanë deklaruar se ju qëndrojnë deklarimeve të mëparshme ku kanë mohuar të kenë lidhje me trafik lëndësh narkotike. Në këtë moment ndërhyri prokurori Kullolli i cili i tha gjyqtarit se ata nuk kanë deklaruar asgjë deri më tani qëkurse u arrestuan nga policia.

Operacioni ku u arrestuan dy personat u zhvillua në 30 prill. Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e sipërme metalike në mes të autobusit, ku ngarkohen bagazhet dhe ishte salduar në skajet e saj për të mos u dalluar. Droga u zbulua nga qentë e stërvitur të cilët kanë nuhatur dhe zbuluar vendndodhjen duke bërë që të niste menjëherë prerja e pjesës metalike për të ushtruar kontrolle në strukturën e autobusit ku edhe u gjend lënda narkotike.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denisi: 02/05/2023 20:28

    Ky keli qe e ka selinë dhe një magazinë qe modifikon autobuzët bën dhe transport lekësh nga gjithë europa për llogari të njerzve të botës së krimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?