Foto ilustruese

U ‘kapën mat’ duke vjedhur, në pranga dy të rinj! Njëri hyri në një banesë në Durrës, tjetri vodhi një motoçikletë në Spille

7 Gusht 2023, 12:43| Përditesimi: 7 Gusht 2023, 12:49

  • Share

Dy raste vjedhjesh kanë ndodhur në Durrës, ku për pasojë janë vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ‘u kap mat’ teksa vidhte në një banesë dhe një tjetër që kishte marrë një motoçikletë.

Pasi kanë marrë njoftimin, se një person kishte hyrë në një banesë në lagjen nr.8. në Durrës, uniformat blu kanë shkuar në vendin e raportuar dhe kanë arrestuar E. R., 34 vjeç, i cili u kap në flagrancë teksa vidhte në banesë.

Ndërsa, një rast tjetër është bërë i ditur nga Policia Kavajë, të cilët arrestuan në flagrancë H. T., 32 vjeç, banues në Luz i Vogël, Kavajë, pasi ka vjedhur një motoçikletë në fshatin Spille.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?