Foto nga operacioni i OSHEE

U kapën duke vjedhur drita, procedohen 12 abonentë në Tiranë e Durrës! OSHEE: Do gjobiten për kilovatët e papaguar

8 Shkurt 2020, 08:51| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 09:05

  • Share

12 persona janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke vjedhur energji elektrike në Tiranë dhe Durrës.

Burime zyrtare nga OSHEE bëjnë me dije se 12 abonentë, pas kontrolleve të kryera, janë kaluar në shkelje me ligjin.

Ato bëjnë me dije se referuar rregullores së re ato, ato të paguajnë gjobë për kilovatët e vjedhur.

"Kontrollet e kryera nga Departamenti i “Rikuperimit të Humbjeve”, pranë OSSH, gjatë mbrëmjes në qytetet Tiranë dhe Durrës zbuluan 12 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të cilat i janë referuar prokurorisë pas procedimit në prani të policisë. Bazuar mbi rregulloren e ERE, veç procedimit, ndaj 12 abonentëve është vendosur masë administrative për kilovatët e vjedhur", njofton OSHEE.

Postimi i plotë i OSHEE

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjorm: 08/02/2020 09:28

    Po në Vlore kur do vini së behete hataja. Duhete instaluar repart special i policise ushtarake në Vlore qe të bëjë zape minjete!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?