Tre skafet e përdorur nga shqiptarët për të trasnsportuar drogën

U kapën duke transportuar 1 ton kanabis drejt Italisë, lihen në burg tre skafistët shqiptarë

10 Gusht 2022, 09:29| Përditesimi: 10 Gusht 2022, 11:18

  • Share

VLORË- Tre të rinjtë shqiptarë që u kapën duke transportuar rreth 1 ton kanabis janë lënë në burg, nga Gjykata e Vlorës. Arbër Saraseli 31 vjeç, Saverjo Imeraj, 21 vjeç, dhe Qemal Pekmezi, 19 vjeç, u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Syri’ që u zhvillua nga Policia e Vlorës dhe Guradia di Finanzia. Ata dyshohet se kanë transportuar drogën me tre skafe të vegjël drejt një veliere që i priste në det të hapur, nga dy ukrainas. Ata u arrestuan në ujërat e shqiptare, ndërsa dy ukrainasit, Bychkovi Serhii, 43 vjeç dhe Senkevych Serhii, 62 vjeç, u kapën në ujërat Italiane, por pa mbërritur droga në destinacion. Vlera e kanabisit në treg ishte 10 milionë euro.

Veliera u pikas në ujërat ndërkombëtare, rreth 13 milje larg bregdetit shqiptar, ku po bëhej shkëmbimi, Në atë moment, u vendos koordinimi midis dhomave operacionale dhe forcave ajrore që lejoi ndalimin e tre skafeve në territorin shqiptar, nga Policia shqiptare dhe ndalimin e velierës nga autoritetet italianbe. Zbulimi është bërë nga patrulla e rojës bregdetare dhe helikopterit të “Frontex” në ujërat detare mes Italisë dhe Shqipërisë tre ditë më parë.

Në fakt, sapo u nis, anija me vela që përdorej për trafik u bllokua dhe u dërgua në seksionin operacional detar të policisë financiare të Galipolit. Kontrollet në bord bënë të mundur bllokimin e dy kapitenëve, me kombësi ukrainase, të arrestuar për ndalim dhe trafik ndërkombëtar droge. Aktualisht hetimet po kryhen për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës ndërsa pritet që edhe SPAK të përfshihet në këtë proces pasi dyshohet se të arrestuarit janë thjesht ushtarë të grupeve kriminale mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Transporti i drogës nga tre shqiptarët më 7 gusht, rreth orës 15:00. Ata kanë ngarkuar drogën në velierën që i priste në thellësinë e detit jon. Droga është marrë nga 2 ukrainasit në velierë dhe kishin si destinacion Italinë, por nuk e trafikuan dot, pasi janë ndaluar nga Guardia di Finanza në ujërat e bregdetit italian. Droga ishte e ndarë në 153 pako.

Policia ka sekuestruar tre skafet që u përdorën nga shqiptarët për të transportuar drogën drejt velierës. Skafet u gjetën në banesën e Saverjo Imeraj, ndërsa u sekuestrua edhe një sasi kanabisi, 3 aparate celulare dhe 2 automjete. Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Operacioni u përshëndet edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Ora 11:11
Tentuan të trafikonin rreth 1 ton kanabis drejt Italisë, Gjykata e Vlorës lë në burg tre skafistët shqiptarë

1659964308_7d92624852cd4fc7892a6df7dc19f0e0.jpg

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg tre skafistët shqiptarë që tentuan të transportonin rreth 1 ton kanabis drejt Italisë. Gjykata caktoi arrest në burg për Arbër Saraseli, Saverjo Imerajn dhe Qemal Pekmezin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?