Pemët e prera në Librazhd

U kapën duke prerë pemë në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë, arrestohen dy persona në Librazhd

3 Gusht 2023, 14:43| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 14:48

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia Librazhd, pasi u kapën duke prerë pemë në parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë.

Nga kontrollet e ushtruara në fshatin Rrajcë, në vendin e quajtur "Gavadec", zonë e mbrojtur e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, uniformat blu kanë konstatuar një rast paligjshmërie në prerjen e pemëve.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u arrestuan Sh. B., 57 vjeç dhe E. V., 27 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, pasi u kapën në flagrancë duke prerë pemë ahu, në zonën e mbrojtur të këtij parku.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ing: 05/08/2023 14:21

    O koqe nuk quhen "peme" po "drure", dru te llojit "Ah". Ah mjere ky vend!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?