Foto ilustruese

U kapën duke pirë kokainë, arrestohen 2 të rinjtë në Bathore! 30-vjeçarit i gjendet në shtëpi dhe një automatik

2 Shtator 2020, 12:43| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 13:02

  • Share

TIRANË- Dy të rinj janë arrestuar, pasi i kapën një flagrancë teksa po pinin kokainë në një lokal në Bathore.

Në pranga kanë rënë Ramadan Çorja 30 vjeç, Vangjel Kaziu 24 vjeç, teksa është vënë në hetim K.D.. Referuar burimit zyrtar, pronari ishte 24-vjeçari Kaziu i cili kishte përshtatur ambientet e këtij lokali për të konsumuar drogë.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpi, uniformat blu i kanë gjetur 30-vjeçarit Çorja dhe një automatik. 

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve V. K., 24 vjeç dhe R. Ç., 30 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasin K. D., pasi në Bathore, në rrugën “Demokracia”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. K, shtetasit R. Ç dhe K. D., janë konstatuar duke pirë lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit R.LL., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, në ngarkim të shtetasit R. Ç, për veprat penale“Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, dhe shtetasin V. K., për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?