U kapën duke derdhur ujërat e zeza me autobot në Borsh, arrestohen dy persona në Himarë

27 Gusht 2023, 12:42| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 12:46

  • Share

Drejtuesi i një autoboti u arrestua ndërsa pronari i subjektit privat u shpall në kërkim, pas një tentative për të ndotur ujërat e Borshit.

Sipas policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë marrë informacion se gjatë natës do të derdhej një autobot me ujëra të zeza në lumin e Borshit, ndaj kanë ndërhyrë për parandalimin e krimit mjedisor.

Në kuadër të operacionit “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza një 40-vjeçar, u procedua në gjendje të lirë ndihmësi i tij, ndërsa u shpall  në kërkim pronari i subjektit që kishte në pronësi autobotin.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?