Adrian Daja dhe Andi Shabani

U kapën brenda fermës së kanabisit me vlerë 2.1 milionë paund, dënohen me nga 2 vite burg dy shqiptarët

11 Janar, 22:53| Përditesimi: 11 Janar, 22:59

  • Share

Dy emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë dënuar me nga dy vite burg pasi u kapën në një fermë bari në qytetin e Newport.

Dy shqiptarët e identifikuar si Adrian Daja, 27 vjeç dhe Andi Shabani, 28 vjeç kujdeseshin për bimët e kultivuara të kanabisit në në dyqan të madh në High Street, me vlerë 2.1 milionë paund.

Dyqani “Wildings”, i cili kishte funksionuar në Uellsin e Jugut për 145 vjet, u mor dhe u përdor nga kriminelët e drogës pas mbylljes së tij.

Kjo godinë ishte një nga tre vendet të cilat u bastisën nga policia në të njëjtën rrugë.

Dy shqiptarët kanë pranuar para gjykatës britanike  përfshirjen e tyre në veprimtarinë e jashtëligjshme duke shërbyer si “kopshtarë” në fermën e barit.

Sipas mediave, bëhet fjalë për gjetjen e rreth 3000 rrënjëve kanabis që kapin vlerën e 2.1 milion £.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?