U kap sot në Berat, 65-vjeçari ngacmoi seksualisht të afërmen e tij infermiere! I arrestuar më parë për të njëjtin krim

25 Nëntor 2022, 13:02| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 13:22

  • Share

Gëzim Kosova është 65-vjeçari nga fshati Paftal, i cili dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një 60-vjeçare, e cila është e afërme e tij si dhe infermierja e këtij fshati.

Report Tv mëson se gruaja ka deklaruar në polici se Gëzimi jo vetëm që e përndiqte prej më shumë se 2-muajsh por edhe e ngacmonte seksualisht në qendrën shëndetësore ku ajo punonte.

Mësohet se 65-vjeçari është një person që njihet në fshat për veprime të tilla,dy vite më parë ai është arrestuar nga policia për të njëjtën vepër penale, pasi një grua nga ky fshat e kishte denoncuar për ngacmim seksual. Por, mësohet se 65-vjeçari nuk u dënua asokohe pasi nuk kishte prova të mjaftueshëm për të vërtetuar fajësinë e tij.


Lajmi kryesor:

Berat/ Ishte kthyer në 'makthin' e grave në fshat, në pranga 65-vjeçari! Ngacmoi seksualisht dhe përndoqi të afërmen! I arrestuar 2 vite më parë për të njëjtin krim


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?