Foto ilustruese

U kap për të dytën herë me drogë, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Theu arrestin e shtëpisë për të shitur kokainë

26 Maj 2023, 09:52| Përditesimi: 26 Maj 2023, 09:56

  • Share

Një 27-vjecar është vënë në pranga nga policia e Fierit, pasi theu arrestin e shtëpisë, për të shitur sërish doza kokaine, në të njëjtin biznes privat (tabachino) ku ishte ndaluar edhe më parë nga policia.

I riu i identifikuar Arsen Mete është kapur nga oficerët e policisë jashtë banesës së tij teksa shiste doza kokaine, në një biznes privat (tabachino).

Për 27-vjeçarin ishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi në 19 janar të vitit të shkuar, u kap teksa shiste drogë me doza në të njëjtin biznes privat (tabachino).

Për pasojë uniformat blu arrestuan 27-vjeçarin, të cilit gjatë kontrolleve në biznesin e tij si dhe në banesën e tij, u gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Droga që u gjet u sekuestrua nga policia nën cilësinë e provës materiale.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?