Foto ilustruese

U kap për të dytën herë me drogë, arrestohet 19 vjeçari në Fier! Ishte nën arrest shtëpiak për armëmbajtje pa leje dhe shitje kanabisi

17 Prill 2023, 09:39| Përditesimi: 17 Prill 2023, 09:46

  • Share

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi u kap për të dytën herë me lëndë narkotike pavarësisht se i ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

I riu i identifikuar si O.L është kapur nga oficerët e policisë jashtë banesës së tij dhe gjatë kontrollit të bërë iu gjetën doza kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ai ishte nën arrest shtëpiak pasi ndaj tij rëndonin akuzat për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ndërsa është vënë nën hetim 27 vjeçari E.A të cilit gjatë kontrollit të bërë nga policia iu gjetën doza me lëndë narkotike.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?