Gjykata e Elbasanit lë në burg Faruk Ozer, miratohet kërkesa për ekstradim drejt Turqisë! Bosi turk i kriptomonedhave: Sulm politik, më rrezikohet jeta! Këtu erdha si biznesmen

2 Shtator 2022, 08:52| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 12:29

  • Share

Themeluesi i "Thodex", Faruk Fatih Özer është lënë në burg. Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Elbasanit për arrest me burg. Gjithashtu është miratuar kërkesa për ekstradim në Turqi. Gjyqtar i çështjes ishte Elis Dine ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bëri me dije se në seancën me dyer të mbyllura, bosi turk i kriptomonedhave kërkoi që të mos e ekstradojnë në Turqi me pretendimin se atje i rrezikohet jeta. 

Sipas avokatës së tij, Faruk Ozer ka kërkuar që procesi të kryhet në Shqipëri ndërsa ka deklaruar para togave të zeza se nuk e dinte që kërkohej ndërkombëtarisht por kishte ardhur për të investuar.

Faruk Fatih Özer u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Ai u arrestua në jug të vendit katër ditë më parë. Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se ka mashtruar 400,000 persona, të cilët kanë depozituar 2 miliardë dollarë kriptovaluta në bursë. 

Si u kap në Shqipëri

SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. 

1662104980_farukozer2.jpg

 

 

Ora 12:00
Avokatja e turkut Ozer: Nuk janë të vërteta ato që janë thënë ndaj tij, e apelojmë vendimin

 

E pranishme në sallën  e gjyqit në Elbasan në mbrojtje të turkut Faruk Ozer ishte një avokate bashkëkombëse e tij. Në një dalje për mediat ajo tha se klienti i saj ishte i pafajshëm dhe se mediat shqiptare e ato turke kanë gënjyer për akuzat ndaj tij.

“Ai do të jetë në burg për procesin e ekstradimit. Ne do ta apelojmë vendimin. Bëhet fjalë vetëm për politikë. Në mediat shqiptare dhe ato turke thuhen gënjeshtra për akuzat ndaj tij. Ne mund të themi prokuroria e Turqisë dhe institucionet atje thuhet se dëmi është 20 mln dollarë dhe jo 2 miliard dollarë sicc thuhet në media. Ai nuk është personi përgjegjës për ato krime që e akuzojnë. Nga 20 mln dollarë dëm, gjysma e tyre i janë kompensuar familjeve. Dhe gjysma e familjeve të dëmtuara i kanë tërhequr pretendimet. Ka arsye politike.  Ai erdhi si biznesmen në Shqipëri, erdhi për të investuar”, tha avokatja.

Ora 11:27
Bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore: Është sulm politik! Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi

 

“Ndaj meje është sulm politik. Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta në Turqi”, kështu ka thënë bosi turk i kriptomonedhave në seancën gjyqësore që po mbahet në Elbasan, ku do të njihet me masën e sigurisë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • A. N.: 02/09/2022 14:20

    Pse nuk kerko pasaporte te arte ky miliarderi?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?